Kurbani juaj me Islamic Relief
Të gjithë e meritojnë të përjetojnë gëzimin e Bajramit dhe të ushqejnë familjet e tyre në këtë ditë feste!
Kur ju dhuroni Kurbanin tuaj me Islamic Relief, ne sigurohemi që familjeve më të cenueshme t’u jepet përparësi për të marrë mishin më cilësor.
Ekipet tona, në terren, punojnë shumë për të dërguar donacionin tuaj në zonat më të largëta dhe zonat e konfliktëve, si Mianmari, Palestina, Siria dhe Jemeni. Për shumicën, kjo është e vetmja mundësi gjatë gjithë vitit në të cilën ata do të hanë mish.
Në vitin 2021 ju i keni dhuruar gëzimin e Bajramit më shumë se 3 milionë njerëzve
Në çdo Kurban Bajrami, Islamic Relief zbaton një shpërndarje të mishit në shumë nga komunitetet më të cenueshme dhe më të pafavorizuara në botë.
Së bashku, vitin e kaluar, ne kemi shpërndar 687,512 pako me mish për më shumë se 3.4 milionë njerëz në 28 shtete.
Sakrifica juaj u ka mundësuar shumë familjeve të festojnë Bajramin me gëzim, përballë një pjate ushqyese me mish: një mundësi unike për shumë familje që nuk kanë mundësi të hanë mish cilësor gjatë vitit.
Kur është Kurban Bajrami në 2022?
Kurban Bajrami pason përfundimin e pelegrinazhit vjetor, Haxhi, i cili korrespondon me ditën e dhjetë të Dhul Hixhes.
Në varësi të vendit, festimet e Kurban Bajramit mund të zgjasin nga dy deri në katër ditë. Kurbani bëhet pas namazit të Bajramit.
Kurban Bajrami në Itali këtë vit do të fillojë nga 9 Korriku 2022, ose nga dita e dhjetë deri në ditën e trembëdhjetë të Dhul Hixhes 1443.